Te gjithe ndoshta prisnin qe kapiteni i Vllaznise Erdenis Gurishta te ftohej ne kombetaren shqiptare, nisur nga forma shume e mire qe po tregon, por ndoshta eshte penalizuar nga fakti qe po luan prej kohesh ne rolin e qendermbrojtesit. Si rrjedhoje, ai nuk do jete pjese e saj ne ndeshjen me Polonine.

Mbase edhe vete Bekim Balaj e priste nje ftese, por kjo nuk ka ndodhur. Gjithsesi nga Vllaznia jane ftuar dy lojtare ne kombetaren U21, pikerisht Smajli e Alivoda. Trajneri Josa eshte pyetur ne lidhje me kete teme per t’i marre nje mendim sa i takon mungeses se ndonje ftese, eshte pergjigjur:

“Nuk merrem me ekipet kombëtare fare. I shikoj në mënyrën si organizohen dhe në 90 minuta kur kanë ndeshje zyrtare. Dëshira është që ndonjë lojtar i Vllaznisë të shkoj në ekipin kombëtar, por janë trajneri dhe federata ata që vendosin këto gjëra.”

Sigurisht qe ftesat ne kombetare jane e drejte ekskluzive e trajneri Silvinjo dhe e Federates, por gjithsesi ne Shkoder duken paksa te zhgenjyer me mungesen e nje ftese per lojtaret e saj./SHKODRA-SPORT.COM/