Trajneri i Vllaznisë Mirel Josa nuk trembet nga fakti që ndeshjen e rradhës me ekipin e tij do ta luajë pikërisht ndaj njërës prej skuadrave që kryesojnë kampionatin e Superligës- Tiranës. Aq më tepër që këtë skuadër dhe atë ambjent e njeh mjaft mirë ngaqë është rritur aty. Prandaj dhe ka shumë besim se do ia dali me sukses në sfidën e rradhës që do luhet fundjavën e ardhshme.

“Vërtetë Tirana po kalon një moment të mirë por kjo nuk do të thotë se nuk mund të mundet. Vllaznia sidomos në këto sezonet e fundit ka treguar se di të fitojë ndaj kësaj skuadre dhe këtë gjë shpresojmë të bëjë edhe këtë herë”-është shprehur ai. Për ndeshjen me bardheblutë ka disa probleme me dëmtimet e lojtarëve megjithatë Josa dhe stafi i tij mendojnë se ata do rikuperohen gjatë kësaj periudhe që kampionati është ndërprerë.