Mirel Josën nuk e shqetëson starti me luhatje i Tiranës. Ish-futbollisti e trajneri i bardhebluve. Në një intervistë per “FAX Sport”, tregon se është ende herët për të kuptuar rrjedhën që do të marrë skuadra, Por gjtihsesi, ai mendon se stafi duhet të shqetësohet nga fakti se është mundru tre herë nga Teuta në një kohë të shkurtër.

Në analizën e tij, Josa u ndal edhe te skuadra si Partizani, Kukësi e Teuta, duke parë këtë të fundit si një prej dy pretendenteve kryesore për titull.

“Nuk mund të bësh krahasime mes skuadrave të dy sezoneve. Tirana është një skuadër që e pamë me Kukësin që bëri përformancë të mirë dhe fitoi 2-0 shumë thjesht. Pastaj erdhi ndeshja tjetër që luajti me Teutën dhe ishte ndryshe. Nuk mund të themi, se ne me një ndeshje e ngremë e me një e ulim një skuadër a individ.

Tirana për mendimin tim aty është, normalsiht duhet të preokupojë stafin se është humbja e tretë radhazi në një kohë të shkurtër me Teutën. Problemi është që ne i bëjmë skuadrat dhe duam që brenda javës të shkojnë para. Ka kohë të rikuperohet gjtihçka, aty-aty janë të gjitha skuadrat.

Janë marrë 2-3 futbollistë për të zëvendësuar Ngo. Nuk është se iku ai e nuk gjenden zëvendësues. Për mua është kapitull i mbyllur se nuk ia dha ai kampionatin, ia dha funksionimi I skuadrës, si funksionoi në momente të caktuara të kampionatit e sidomos në derbi me Kukësin. Aty e fitoi, nuk duhet të bazohemi te ky lojtar.

Unë them që me Vllazninë nuk mund të bësh parashikime. Vllaznia ëshë një skuadër që e ka filluar mire kampionatin me dy fitoret që ka. Për mendimin tim nuk duhet të shihet se çfarë kanë bërë dy skuadat më parë, në dy javët e para.

Ky është një derbi siç mund të themi, ose një duel ku ndeshen dy skuadrat më me emër në futbollin shqiptar, një ndeshje që ka dhuruar spekatakël, nuk ka parashikime.

As Vllaznia të mos rritet me mendjen e vendit të parë dhe Tirana të shkojë me këmbë në tokë, jo se ka qënë përherë e suksesshem në Shkodër, por të shohë aktualitetin e skuadrave. Të shohim si do ecin punët deri në ditën e ndeshjes.

Te Kukësi nuk ka probleme ambientimi të këtyre lojtarëve me njëri-tjetrin. Nuk është problem ambientimi, problemi është në çfarë roli luajnë dhe sa të aftë janë të luajnë futboll në atë rol.

Një futbollist I mirë ambientohet shpejt edhe me mënyrën se si luan shoku. Gega nuk rrezikon, e them se nuk jam me këto ultimatumet. Duhet t’I jepet kohë trajnerit për të vazhduar punën.

Partizani tregoi dhëmbët në ndeshjen me Kukësin, një skuadër që Daja mundohet ta disiplinojë taktikisht edhe pse nuk ka lojtarët që mund të merrte gjatë merkatos. Tregoi që kishte mundësi të fitonte dhe e fitoi, këtë punë do të bëjë edhe me Laçin, do të mundohet të disiplinojë skuadrën e të marrë atë që kërkon.

Shoh Teutën si një skuadër të fortë, nuk ka bërë shumë lëvizje, ka treguar stabilitet në lëvizjet e lojtarëve dhe është përforcuar. Shoh edhe Tiranën aty, se ka hyrë për të pasur vazhdimësinë e kampionatizmit. Këto dy skuadra i shoh më para, por nuk është e thënë se me një ndeshje edhe Laçi është në ato pozita”, deklaroi Josa./vipsport/