Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka kritikuar futbollistët e Anglisë, për sjelljen e tyre në ndeshjen kundër Kolumbisë, të martën në 1/8-t e finaleve të Kupës së Botës.
“Për mua ka qenë shumë negative sjellja e futbollistëve të Anglisë. Të gjithë po merren me Neymar, por nuk ishin të paktë lojtarët e Anglisë që bënë teatër,” – tha Mourinho për “Daily Mirror”.
Mourinho vazhdoi: “U habita shumë kur një nga djemtë më korrekt që njoh në Premier League, Harry Maguire, u hodh sikur të ishte goditur me plumb dhe kërkoi që gjyqtari të shihte VAR, për një kontrakt që thuajse nuk ekzistonte.
Uroj Anglinë për kualifikimin, por kishte një njollë negative në ndeshje, sjellja e lojtarëve të caktuar të kësaj skuadre në lojën na top.
Henderson njihet si një burrë i vërtetë në Angli, por edhe ai bëri një skenë që më la një shije të hidhur.”/telesport/