Kundershtari i Vllaznise ne turin e dyte te “Conference League”, Universitatea Craiova e ka nisur serine e miqesoreve ne pergatitoren qe eshte duke zhvilluar ne Austri, diten e djeshme me fitoren 4-1 ndaj gjermaneve te Arminia Bielefeld.

Ai qe ka rene ne sy me se shumti eshte sulmuesi 21 vjeçar Jovan Markoviç. I lindur ne Serbi por me pasaporte rumune dhe lojtar i kombetares U21 te ketij vendi i cili ne kete miqesore shenoi 2 gola per Craioven. Qe do te thote se ai po gezon nje forme te mire sportive dhe Vllaznia duhet te “ruhet” prej tij.

Nderkohe gjate sezonit te kaluar ai ka shenuar 9 gola ne kampionat ne 26 ndeshje te luajtura dhe sivjet shpreson shume qe te jete sezoni i shperthimit te tij.

Por vete ai ne nje prononcim te dhene sot per mediat rumune eshte shprehur se nuk mendon të shënojë në sezonin e ri, por shpreson të ndihmojë në çdo mënyrë skuadrën e tij për të triumfuar në Ligën 1. Ai pretendon se ka një presion mbi të kur nuk i shfrytëzon mundësitë në ndeshje.

“Kuptohet qe une dua te shenoj sa me shume, por nuk merakosem nese shenojne shoket e tjere te ekipit dhe ai fiton. Jam i bindur se sivjet do te zhvilloj nje sezon edhe me te mire se ai i kaluari”- eshte shprehur MarkoviN./SHKODRA-SPORT.COM/