Futbolli nuk është vetëm për burrat, por edhe për femrat. Lojtare të mëdha, kampionë bote, fituese të çmimeve të ndryshme individuale, xhepa të mbushur me para përmes kësaj loje mgajike…; kjo është lista e lojtareve më të mirëpaguara në glob. Kuptohet, pagat e tyre nuk krahasohen dot me shumat absurde e marramendëse që lëvizin në futboll për meshkujt.
10. Laure Boulleau – 60,000 $ në vit
Lojtare e PSG-së dhe pjesë e ekipit Kombëtar të Francës.
9. Jonelle Filigno – 60,000 $
Lojtare kanadeze futbolli. Përfshirja e saj e fundit me ekipin kombëtar kanadez të futbollit ishte në Lojërat Olimpike, “Rio 2016”.
8. Hope Solo – 65,000 $
Medalja e artë olimpike në vitin 2008 dhe 2012 me futbollin e femrave në Amerikë.
7. Nilla Fischer – 67,500 $
Fischer aktualisht luan me ekipin gjerman të femrave, Wolfsburg.
6. Amandine Henry – 70,000 $
Lojtarja franceze luan me “Portland Thorns FC”, në “National Women’s Soccer League” (NWSL).
5. Nicole Banecki – 90,000 $
Lojtare gjermane me rrënjë nga Kameruni, e cila luan për SC Freiburg.
4. Sydney Leroux 90,000 $
Lojtare kanadeze, e cila luan aktualisht për FC Kansas City.
3. Abby Wambach – 300,000 $
Ajo ka konkurruar në 4 Kupa të Botës dhe 3 edicione të Lojërave Olimpike të Femrave.
2. Alex Morgan – $ 450,000
Mori medaljen e artë olimpike me futbollin e femrave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2012.
1. Marta Vieira da Silva – 500,000 $
Ajo është kataloguar në dekadën e fundit si një nga lojtaret më të mira në botë. “Lojtare e Vitit” nga FIFA në vitet 2006, 2007, 2008, 2009, 2010.