Juan Mata ka luajtur futboll tavoline me Bill Gates, Malala dhe kryeministren e Norvegjisë Erna Solberg. Mesfushori i Manchester United është përfshirë në një lojë me liderët globalë të biznesit dhe politikës teksa ka promovuar bamirësinë e tij ambicioze Common Goal në forumin botëror të ekonomisë në Zvicër.

Spanjolli tregoi se mund të ishte aq krijues si në fushën e lojës teksa ka lënë Old Trafford për një tavolinë në Davos për një bashkim të pazakontë.

 Man Utd star Juan Mata joins big names from other walks of life as he promotes his charity campaignAi u ndesh me miliarderin e Microsoft Gates, aktivisten e paqes pakistaneze dhe fituesen e Çmimit Nobel Malala, dhe Solberg, e cili ka që në 2013 që është në krye të Norvegjisë.

 Juan Mata enjoys his game with Bill Gates, Malala, and Erna Solberg

Ish-fantazisti i Chelsea-t nuk ishte aq i aftë me duart sa është zakonisht me këmbët e tij. Pa dyshim, ai ishte shumë i lumtur që kishte nderin të takonte këto figura ndërkombëtare për të bërë më të famshëm projektin e tij ku lojtarët dhurojnë 1% të rrogës së tyre për të ndihmuar në fusha të ndryshme globale. Deri tani fondacioni i tij Common Goal deri tani ka 36 lojtarë nga 18 vende./telesport/

 Juan Mata is a popular figure with United fans and is hoping his celebrity can boost charity projects around the world