Java e parafundit e kampionatit të futbollit të femrave është mbyllur me një fitore të thellë për ekipin “Juban Danja”.
Ai ka luajtur në transfertën e Pogradecit ditën e sotme dhe ka fituar me rezultatin e thellë 11-0. Një trepikësh ky që ia forcon edhe më shumë pozitat këtij ekipi në vendin e gjashtë të renditjes.
Në këtë ndeshje kanë shënuar disa lojtare të reja të “Juban Danjes”. Protagonistë të këtyre golave kanë qenë Selimi, Jaku, Tanushi, Muçejani, Picaku dy herë, Rrotani, Caka, Krasniqi dhe dy herë në fundin e ndeshjes nga Lleshi.
Kuptohet se një fitore e tillë e thellë tregon se ekipi i presidentit Ferdinand Jaku vazhdon të jetë protagonist në futbollin e femrave, ndonëse largimet e lojtareve kanë qenë të vazhdueshme prej tij.
© shkodrasport.com