Mesditën e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës është zhvilluar ndeshja miqësore në futbollin e femrave në mes ekipeve Juban Danja dhe Trepça ’89 e Mitrovicës së Kosovës. Ka qenë një ndeshje e bukur dhe në fund të saj është fiksuar rezultati i barabartë 1-1. Golin e vetëm për ekipin shkodran në këtë ndeshje e ka shënuar kapitenia Advije Veliu.Në fakt, kjo nuk ka qenë ndeshja e parë në mes këtyre dy ekipeve. Ato janë ndeshur edhe para fillimit të kampionatit kombëtar, këtë herë në Mitrovicë dhe vendaset patën fituar 3-1. Sot ndërkohë 1-1, çka tregon se niveli i Juban Danjës ka ardhur duke u rritur, falë edhe përforcimeve që ka bërë në merkato. Ky ekip ndodhet në vend të dytë aktualisht në kampionatin shqiptar, me dy pikë më pak se Ada që kryeson renditjen. Miqësorja e sotme me ekipin e Trepçes tregon për bashkëpunimin e mirë që ekziston në mes dy ekipeve dhe kjo gjë pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen me të tjera ndeshje miqësore.
www.shkodrasport.com