“Juban Danja” ka marre nje fitore me shume vlere diten e sotme ne ndeshjen e luajtur ne Kamez ndaj Tirana AS me rezultatin 2-0.

Ndonese kjo e fundit konsiderohej favorite ngaqe luante ne fushen e saj dhe po ashtu kishte me shume pike ne renditje, vajzat shkodrane kane bere nje paraqitje shume te mire duke e fituar ndeshjen.

Pjesa e pare, pavaresisht rasteve te krijuara, eshte mbyllur ne barazim 0-0. Krejt ndryshe do te ishte e dyta teksa “Juban Danja” do te shenonte dy gola njeri pas tjetrit duke e fituar ndeshjen.

Te parin do ta shenonte futbollistja Rosela Vasa ne minuten e 52-te nderkohe qe ne te 63-te, do te fitohej nje 11-metersh qe u kthye ne gol nga futbollistja Paula Jaku.

Perfundimisht 2-0 per “Juban Danja” qe me kete fitore ngjitet ne kuoten e 9 pikeve, po aq sa Tirana AS, Vllaznia dhe Apolonia, por keto dy te fundit kane nje ndeshje me pak, ate qe do te luajne neser ne Shkoder.

Ne kete ndeshje, per here te pare, ekipi shkodran ka luajtur me emrin “Juban Danja- Murlani”, pas kontrates se bashkepunimit te firmosur pak kohe me pare ne mes dy shoqatave dhe me siguri qe me kete bashkim forcash, e ardhmja e kesaj skuadre do te jete shume here me e mire./SHKODRA-SPORT.COM/