“Juban Danja” vijon serine e fitoreve dhe rezultateve pozitive ne kampionat. Pasditen e sotme ajo ka mundur me rezultatin e thelle 12-0 ekipin e Dajtit ne ndeshjen e luajtur ne kompleksin “Zmijani”, ndeshje kjo e vlefshme per javen e shtate te kampionatit.

Kjo perballje nuk ka qene aspak e veshtire per vajzat e drejtuara nga trajneri Elis Legata. Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 15-te nga Anela Vishkulli nderkohe qe ne pjesen e pare do te shenoheshin edhe tre gola te tjere me autore Paula Jakun, Tanushin dhe Caken. Ky 45 minutesh kesisoj do te mbyllej me rezultatin 4-0 per t’i lene vendin pjeses se dyte nje goleade te vertete.

Ne kete pjese, jane shenuar plot 8 gola. Vishkulli do te shenonte edhe pese gola te tjere (duke e çuar ne gjashte numrin e golave personal ne kete ndeshje) dhe po ashtu do te shenonin edhe Gerbeti, P. Jaku serish dhe Aliu.

Perfundimisht 12-0 per Juban Danjen qe me kete fitore ngjitet ne kuoten e 16 pikeve dhe ndan vendin e dyte dhe te trete me Apolonine. Me kete skuader, vajzat shkodrane do te ndeshen pas dy javesh serish ne Shkoder dhe kjo perballje do te percaktoje edhe fatin e skuadres nenkampione te dimrit.

Ecuria e Juban Danjes sivjet ka qene vertete shume e mire dhe ne ecurine e deritanishme ajo ka pese fitore, nje barazim dhe nje humbje. Objektivi i saj padyshim qe eshte renditja ne mes ekipeve me te mira te vendit si ne kampionat ashtu edhe ne Kupen e Shqiperise.
www.shkodrasport.com