“Juban Danja” fiton edhe ndaj Kamzës, 4-1
Tjetër fitore ka arritur skuadra e “Juban Danjës” në javën e gjashtë të kampionatit kombëtar. Këtë herë ndaj Kamzës. Ndeshja është luajtur në Kamëz dhe fitorja nuk është vënë asnjëherë në dyshim nga skudra që tashmë drejtohet nga trajneri Kreshnik Krepi. Rezultati i fiksuar në takimin e sotëm ka qenë 4-1 për vajzat nga Jubani. Sërish është shfaqur si protagonistja kryesore edhe në këtë ndeshje futbollistja kosovare Advije Veliu e cila ka shënuar plot 3 gola edhe në këtë takim. Golin tjetër e ka shënuar Klaudia Rrotani. Me këtë fitore, “Juban Danja” ruan ritmin e Adës, skuadrës kryesuese të kampionatit dhe bëhet gati për ballafaqimin e të shtunës së ardhshme me këtë skuadër që do vendosë dhe fatin e vendit të parë për këtë fazë.