Figura e Medin Zhegës është kujtuar sërish në Shkodër. Këtë herë nga dy ekipe të futbollit të femrave, të cilët kanë organizuar një takim me njëri- tjetrin duke I vënë emrin kupa “Medin Zhega”, në kujtim të këtij kollosi të futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Janë përballur me njëri- tjetrin dy ekipet shkodrane, Juban Danja dhe The Door. E para ka fituar 2-1 me golat e shënuar nga Paula Jaku dhe Aidena Mustafa dhe në këtë mënyrë është shpallur “Juban Danja” fituese e kupës “Medin Zhega”. Ka qenë kapitenia e këtij ekipi Xhulia Preçi ajo që ka marrë e para në dorë kupën e vënë nga organizatorët me këtë rast.
Në fakt, kjo ndeshje ka patur edhe një simbolikë Brenda. Ka qenë edicioni I dytë I saj, pasi I pari u pa organizuar po mes këtyre dy ekipeve në dhjetor të vitit 2007 me inisiativën e kordinatorit të shoqatës “The Door’ Kastriot Faci dhe atëherë mjeshtri Zhega pat qenë vetë present për t’I dhënë kupën ekipit fitues. Megjithatë fakti që organizohen sërish të tilla aktivitete për të nderuar figurën e tij edhe pas vdekjes dhe sigurisht që kjo ka një vlerë të madhe. Shumë herë më tepër sesa fakti se si u zhvillua ndeshja dhe kush ishte fituesi I saj.
www.shkodrasport.com