Gabimi I javës së kaluar që u shoqërua me barazimin 1-1 me Tirana As, I ka shërbyer si mësim skuadrës nënkampione në fuqi, Juban Danjës. Ajo sot ka gjetur fitoren e parë në këtë sezon të ri futbollistik. Ajo ka arritur të fitojë me shifrat 1-4 me ekipin tjetër të Shkodrës, The Door Albania. Vajzat e ekipit të Jubanit që drejtohen nga trajnerja lojtare Emanuela Jaku, nuk e ka vënë për asnjë çast në diskutim, fitoren e këtij takimi. Pjesa e parë pavarësisht një tereni tepër të vështirë është mbyllur me shifrat 0-3. Goli I parë I këtij  takimi është shënuar nga ana e kosovares Jashari, pas një gjuajte të saktë, brenda zonës. Megjithatë ekipi I Jubanit nuk është ndalur. Ka qenë Vishkulli, e cila nga pika e bardhë e 11-të metrave  ka shënuar edhe golin e dytë. Ndërsa për golin  e tretë ka menduar  golashënuesja më e mirë e sezonit të shkuar Veliu. Ka qenë po kjo lojtare që me fillimin  e pjesës së dytë ka arritur të shënojë edhe golin e katërt për ekipin e tij. Golin e vetëm për ekipin The Door e ka shënuar pas një goditje të lirë mesfushorja Brahimaj, gol ky që ka shërbyer vetëm sa për të ngushtuar rezultatin. Me fitoren e djeshme, Juban Danja tashmë prêt ballafaqimin direkt me skuadrën kampione- Adën në javën e katërt për të përcaktuar fatin e saj në këtë kampionat.
The Door – Juban Danja 1-4
The Door: Hoxha, Pusi, Stalaj, Brahimi, Piranaj, Skutina, Sessman, Asllanaj, Shega, Duli (çoku 68’), Hallulli (Digli 68’). Tr. A.Permeza
Juban Danja: Rripaj, Rrahmani, Jashari (çoli 43’), Rrotani (Ndoci 59’), Vishkulli (Muçojani 63’), çapnagaj, Mustafaj (P. Jaku 52’),Veliu, Preçi, E. Jaku, Tashollari. Tr.E.Jaku.
Gjyqtarë: E.Qerimaj, J.Podgorica, I.Myrtja (Shkodër). 
Shënues:  Jashari 12’, Vishkulli 23’ (11m)’, Veliu 34’, 53’/Brahimaj 69’
www.shkodrasport.com