Java e fundit e fazës së parë të kampionatit të futbollit të femrave, ka dhuruar një fitore të thellë për ekipin shkodran “Juban Danja”. Ai ka luajtur në transfertë me ekipin e Dajtit të cilin e ka mundur me rezultatin 7-0. Takimi është zhbllokuar që në minutën e 2-të kur Paula Jaku ka kaluar në avantazh ekipin shkodran.

Në pjesën e parë do të shënoheshin edhe dy gola të tjerë, fillimisht me anë të Enxhi Selimit dhe më pas ka qenë sërish Paula Jaku ajo që ka shënuar golin e tretë për ekipin dhe të dytin personal.

Në pjesën e dytë ndërkohë do shënoheshin edhe katër gola të tjerë të cilët kanë patur për autore disa futbolliste të reja dhe me shumë perspektivë. Kështu, golin e katërt e ka shënuar sërish Enxhi Selimi, më pas ka qenë rradha e Sarafina Hanxharit për të shënuar dy gola njëri pas tjetrit ndërsa në minutën e parafundit të ndeshjes ka qenë Matilda Tanushi ajo që ka shënuar golin e shtatë dhe të fundit.

Në këtë mënyrë “Juban Danja” ka fituar me rezultatin e thellë 7-0 dhe me këtë trepikësh është ngjitur në kuotën e 19 pikëve duke forcuar pozitat e saj në vendin e pestë të renditjes. Jo keq për një ekip që ka një përbërje thuajse të gjithën me vajza të reja të cilat premtojnë shumë për të ardhmen.

Nderkohe ekipi tjeter i Shkodres, ai i AAS eshte mundur sot 0-4 ne Tirane nga Kinostudio. AAS ndodhet ne vendin e tete te renditje mbas perfundimit te fazes se pare te kampionatit.
© shkodrasport.com