Pas humbjes së papritur ndoshta në javën e parë të kampionatit ndaj AAS, ekipi i “Juban Danjes” ka gjetur sot fitoren e parë në kampionatin e futbollit të femrave. Ai ka fituar me rezultatin tenistike 11-0 përballë debutueseve të Bilisht Sport. Ndeshja është luajtur në fushën sportive të Maliqit dhe ekipi i drejtuar nga trajneri Nikoll Gjergji nuk e ka patur aspak të vështirë të fitojë ndaj një skuadre modeste.

Autore të golave për “Juban Danjen” kanë qenë Klaudia Rrotani (3), Joana Thomai (3), Anxhela Krasniqi (2), Paula Jaku (2) dhe Samela Markaj (1). Në këtë mënyrë skuadra e presidentit Ferdinand Jaku ka gjetur fitoren e parë në kampionat ndërkohë që objektivi i saj në kampionatin e ri do të jetë renditja në mes 3-4 ekipeve më të mira të tij.
© shkodrasport.com