Ekipi i “Juban Danjës” ka arritur një fitore tenistike ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave. Ai ka mundur në ndeshjen e luajtur në Durrës, Shkëndisë vendase me rezultatin e thellë 21-0. Një fitore që flet vetë ndërsa protagonistja kryesore e kësaj fitoreje shumë të thellë ka qenë mefushorja kosovare Qendresa Krasniqi e cila ka arritur të shënojë plot 9 gola në këtë ndeshje. Të tjerët janë shënuar nga E. Jaku (2), S. Jashari (2), A. Seranaj (2), K. Rrotani (2) si dhe futbollistet I. Rripa, Xh. Preçi, A. Rrahmani dhe A. Hilaj nga një gol.Rezultati 21-0 i fiksuar në këtë ndeshje, është rezultati më i thellë i fiksuar në këtë kampion. Me fitoren e sotme, “Juban Danja” është ngjitur në kuotën e 30 pikëve. Ada kryesuese ndërkohë nuk ka luajtur sot ngaqë kundërshtari i saj sipas kalendarit, Tirana As,siç dihet është tërhequr nga kampionati.
www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL FUTBOLLI I FEMRAVE “Juban Danja” fitore tenistike ndaj Shkëndisë në Durrës: 21-0!