Një nga ekipet e futbollit të femrave të Shkodrës, pikërisht Juban Danja duket se do jetë një nga pretendentet kryesore për titullin kampion në sezonin e ri futbollistik 2011-12. Presidenti i këtij ekipi, Ferdinand Jaku ka bërë realitet ditët e fundit edhe marrjen e dy lojtareve shumë cilësore në merkato, çka e ka forcuar edhe më shumë skuadrën e tij.
Kështu, pjesë e “Juban Danja” do jetë për sezonin e ri edhe futbollistja kosovare Advije Veliu, po ashtu edhe elbasanasja Anela Vishkulli. Me këta dy futbolliste por edhe me të tjerat, dje janë firmosur edhe kontratat e reja për sezonin që nis muajin e ardhshëm. Më konkretisht, lista e federimit të këtij ekipi për sezonin e ri do jetë e përbërë nga këta futbolliste:
- Gjyste Rripa
- Emanuela Jaku
- Gjuljeta Preçi
- Zhozheta Cali
- Advije Veliu
- Anela Vishkulli
- Mirsada Çapnagaj
- Paula Jaku
- Samela Muçojani
- Klaudia Rrotani
- Aidena Mustafa
- Mirela Preçi
- Marsela Ndoci
- Sarafina Haxhari
- Aurela Haxhari
- Alma Hila
- Romina Filipi
- Ksantina Qarrica
- Emiljana Rrasari
Ndërkohë tek “Juban Danja” në sezonin e ri do ketë një ndryshim edhe në pankinë teksa trajner i parë do jetë tani e tutje Rrok Gaci ndërsa ndihmëse e tij Emanuela Jaku.