Ndryshime në pankinën e “Juban Danjes”, ekipit të parë të futbollit të femrave në Shqipëri.
Pas largimit për probleme personale të trajnerit të mëparshëm Nikoll Gjergji, presidenti Ferdinand Jaku nuk ka vonuar të gjejë zëvendësuesin e tij.
Ai është Kastriot Preka, një emër i njohur i trajnimit shkodran. Preka ka disa vite që punon si trajner moshash me ekipin “Labeat” ndërkohë që për njëfarë periudhe ka qenë edhe trajner i ekipit të të rritur të “Djelmënisë shkodrane”.
Preka ka marrë me vete edhe dy pjestarë të stafit të tij pikërisht Ardit Gjelajn dhe Arsen Abdylin.
Kjo padyshim që është një sfidë e re për këtë trajner, të punojë me ekipin e femrave të “Juban Danjes” ku padyshim do të kërkojë të bëjë gjëra të mira.
Pozitat e këtij ekipi në kampionat nuk kanë qenë aty ku duhet megjithatë pritet që faza e dytë e kampionatit apo dhe në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, skuadra të tregojë një fytyrë tjetër.
© shkodrasport.com