Mesditën e sotme, ekipi i Juban Danjës në futboll për femra, ka arritur të fitojë ndeshjen e javës së gjashtë të kampionatit, atë me Kamzën me rezultatin e pastër 6-0. Ndeshja është luajtur në fushën e kopleksit të ekipeve kombëtare në Kamëz dhe është dominuar nga vajzat shkodrane. Sipas njoftimit që na jep presidenti i këtij ekipi Ferdinand Jaku, golat në këtë takim janë shënuar nga Suada Jashari, dy nga kapitenia Advije Veliu, një tjetër nga trajnerja- futbolliste Emanuela Jaku dhe një nga Anela Vishkulli. Me këtë fitore, Juban Danja ngjitet në kuotën e 14 pikëve duke mbajtur vendin e dytë në renditje pas Adës që kryeson me dy pikë më tepër. Ashtu si dhe skuadra kryesuese, edhe Juban Danja ende nuk e njeh shijen e humbjes këtë kampionat teksa ka fituar 4 ndeshje dhe ka barazuar 2 të tjera dhe ka një golaverazh pozitiv prej 24 golashë të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar. Pas ndeshjes së sotme, Juban Danja do bëhet gati për ndeshjen- spektakël që do të organizohet më 28 nëntor në orën 11.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” kundër artistëve të teatrit “Migjeni”.
www.shkodrasport.com