Një ndeshje me shumë emocione ka qenë ajo e luajtur në mes ekipeve të Juban Danjës dhe Adës së Velipojës mesditën e së sotme në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz. Juban Danja ka fituar 3-2 duke siguruar kështu të drejtë për të shkuar në finale të Kupës së Shqipërisë për këtë edicion. Vajzat e presidentit Ferdinand Jaku dhe të trajnerit Kreshnik Krepi kanë udhëhequr rezultatin që në pjesën e parë që e kanë mbyllur me fitoren e tyre 2-0 me dy golat e Vishkullit dhe Veliut. Në të dytën, Ada është munduar të ngushtojë shifrat teksa ka shënuar me anë të Tulës por vetëm kaq sepse Rrotani do shënonte edhe golin e tretë për Juban Danjën. Velipojaket kanë rihyrë sërish në lojë me golin e shënuar me 11-metërsh nga Gruda por vetëm kaq sepse nuk ka patur më lojë. Juban Danja ka fituar 3-2 duke siguruar daljen në finale të Kupës së Shqipërisë së këtij edicioni. Ekipi tjetër shkodran The Door nuk ka mundur të bëjë asgjë përballë ekipit të Kinostudios në gjysmëfinalen tjetër, duke humbur me rezultatin e thellë 7-0. Pjesa e parë e kësaj ndeshje është mbyllur në shifrat 4-0 për tiranaset ndërsa në të dytën vajzat shkodrane nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të ngushtuar rezultatin përkundrazi kanë pësuar edhe tre gola të tjerë duke e humbur thellësisht këtë ndeshje me shtatë gola të pësuar dhe asnjë të shënuar. Në fund të ndeshjes ndërkohë, drejtuesit e ekipit The Door kanë bërë një reklamim të ndeshjes për aktivizimin e një futbollisteje të pafederuar në ekipin e Kinostudios. Megjithatë deri në marrjen e vendimit nga Komisioni I Disiplinës, ekipi I Kinostudios në këtë mënyrë është  I kualifikuar për në finalen e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë në futboll për femra ku do të ndeshet me ekipin tjetër shkodran, pikërisht Juban Danjës, finale që do zhvillohet të shtunën e ardhshme. Skuadra shkodrane e Juban Danjës konsiderohet pretendente për fitimin e këtiju trofeu sepse ka ndërtuar vërtetë një ekip cilësor.

www.shkodrasport.com