Juban Danja e ka nisur me fitore fazën e dytë të kampionatit të futbollit të femrave teksa ka mundur me rezultatin 3-1 ekipin Tirana AS, duke I shkaktuar kësaj të fundit humbjen e parë në kampionat. Por përvse ka rritur pretendimet e veta për vendin e dytë në renditje, Juban Danja I ka bërë një nder ekipit të Vllaznisë duke ia bërë më të lehtë rrugën drejt titullit kampion sepse I ka ndalur kundërshtarin direct. Ndeshja në mes ekipit të Juban Danjës dhe Tirana As është zhvilluar pasditen e së shtunës në fushën sportive “Reshit Rusi”. Takimi në fakt nuk ka nisur mirë për ekipin shkodran I cili është ndëshkuar menjëherë me 11-metërsh por gjuajtja e Ana Baros është pritur nga portierja Hoxha.
Kjo portiere do bëhej protagoniste edhe me një tjetër pritje të shkëlqyer po gjatë pjesës së parë. Pas këtyre dy rasteve, do ishte Juban Danja që do dilte në lojën e saj duke shënuar dy gola me anë të Emanuela Jakut dhe Klaudia Rrotanit. Pjesa e parë do mbyllej 2-0. Në të dytën, presioni I Tirana AS do rritej dhe Anela Vishkulli do ngushtonte shifrat madje, duke kërkuar edhe golin e barazimit por nuk do ndodhte kështu. Juban Danja në minutat e fundit të ndeshjes do të shënonte edhe golin e tretë po me anë të Emanuela Jakut duke sigluar rezultatin përfundimtar 3-1 në favor të ekipit të saj. Me fitoren e djeshme, Juban Danja është ngjitur në kuotën e 21 pikëve duke pretenduar tashmë për vendin e dytë në renditje. Vllaznia ndërkohë do të fitojë 3-0 aforfe ndeshjen e paluajtur me Kamzën ndërsa ekipi tjetër shkodran The Door ka barazuar 0-0 me Shkëndinë e Durrësit.
www.shkodrasport.com