‘Juban Danja- Murlani’ eshte rikthyer serish tek fitorja pas gabimit javen e kaluar ndaj Tiranes. Kete here ekipi shkodran eshte perballur me Skenderbeun dhe e ka mundur me rezultatin e paster 4-0.

Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Barbullushit, vajzat e drejtuara nga trajneri Elis Legata, kane dominuar ne te gjitha drejtimet dhe per rrjedhoje nuk e kane patur te veshtire te fitojne.

Rezultati eshte zhbllokuar qe ne minuten e 5-te kur “Juban Danja- Murlani’ ka fituar te drejten e nje 11-metershi qe eshte kthyer ne gol nga futbollistja Paula Jaku.

Po kjo lojtare pak minuta me vone ka shenuar nje supergol duke dyfishuar shifrat. Ne fundin e pjeses se pare nderkohe do te vinin edhe dy gola te tjere me autore Selimin dhe Vasen.

Ne kete menyre gjithçka eshte mbyllur qe ne pjesen e pare, nderkohe qe ne te dyten nuk ka patur gola te tjere dhe takimi eshte mbyllur me shifrat 4-0.

Me kete fitore, “Juban Danja- Murlani” eshte ngjitur ne kuoten e 18 pikeve dhe mban vendin e katert ne renditje pas javes se tete te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/