Ndeshja e turit te pare te Kupes se Shqiperise ne futboll per femra ne mes “Juban Danja- Murlanit” dhe Bilisht, e zhvilluar pasditen e sotme ne kompleksin “Zmijani” eshte fituar me rezultatin e thelle 10-0 nga ekipi shkodran.
Si rrjedhoje, vajzat e drejtuara nga trajneret Elvis Legata dhe Robert Karma e shohin veten ne turin çerekfinal te ketij kompeticioni.
Ata nuk e kane patur aspak te veshtire te fitojne dhe vetem ne pjesen e pare kane shenuar plot 7 gola. Rezultati eshte zhbllokuar qe ne minuten e 2-te nga 15 vjeçarja Rosela Vasa e cila madje ka shenuar edhe nje gol tjeter gjate kesaj pjese loje.
Po ashtu, kane shenuar edhe Samela Markaj, Matilda Tanushi, Paola Jaku, Riselba Leba nderkohe qe nuk ka munguar te shenoje edhe portieria Muçejani me ane te nje 11-metershi.
Ne pjesen e dyte nderkohe kane shenuar edhe Arlinda Piranej, ndersa emrin si golashenuese do ta shkruante edhe mesfushorja Fabiola Caka si dhe sulmuesja Ana Kola. Perfundimisht 10-0 per “Juban Danja- Murlanin” qe tashme e sheh veten ne teteshen e ekipeve me te mira qe do te vijojne me tej garen per fitimin e ketij trofeu./SHKODRA-SPORT.COM/