“Juban Danja- Murlani” merr nje tjeter fitore ne kampionat dhe vazhdon te mbaje vendin e katert ne tabelen e renditjes, por me nje ndeshje me pak te luajtur.
Pasditen e sotme vajzat e drejtuara nga trajneri Legata kane fituar me rezultatin e thelle 6-1 ne Korçe ndaj Skenderbeut vendas.
Ka qene nje ndeshje e cila ka nisur me shume emocione. Ne minuten e 2-te vajzat shkodrane kane kaluar te parat ne avantazh me ane te futbollistes Rosela Vasa, por ky avantazh ka zgjatur vetem 3 minuta.
Kjo sepse vendaset kane barazuar shume shpejt me ane te futubollistes Milo, por Çerkimi ka shenuar ne minuten e 8-te duke rikthyer ne avantazh perseri “Juban Danja- Murlanin”.
Po gjate pjeses se pare kane shenuar serish Rosela Vasa si dhe futbollistja tjeter shkodrane Fabiola Caka por edhe Matilda Tanushi duke bere qe pjesa e pare te mbyllej ne shifrat 5-1.
Ne pjesen e dyte do te vinte edhe goli i Nikes dhe ne kete menyre gjithcka eshte mbyllur me fitoren e thelle 6-1 ne favor te “Juban Danja- Murlani” i cili me kete fitore ngjitet ne kuoten e 40 pikeve, kur i kane mbetur edhe 4 ndeshje per te luajtur deri ne fund te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/