Tjeter fitore per “Juban Danja- Murlani” dhe vend i trete ne renditje. Vajzat e drejtuara nga trajneri Elis Legata kane mundur me rezultatin e paster 5-0 ekipin e Lushnjes, ne kuadrin e javes se gjashte te kampionatit.
Kjo eshte fitorja e katert rradhazi per kete ekip, çka tregon se gjerat jane ne rrugen e duhur dhe ai eshte brenda objektivit per te qene ne mes ekipeve me te mira te kampionatit.
“Juban Danja- Murlani” kane luajtur sot pasdite ne fushen sportive te Barbullushit ndaj ekipit debutues te Lushnjes, ndaj te cilit nuk e kane patur aspak te veshtire te fitojne.
Gjithçka eshte sigluar qe ne pjesen e pare kur jane shenuar plot kater gola. Fillimisht ka qene Beqiraga qe ka shenuar golin e pare ne minuten e 9-te, me pas Tanushi ne te 13-ten, Caka ne te 25-ten dhe Selimi ne minuten e 27-te ka shenuar golin e katert.
Pjesa e pare kesisoj eshte mbyllur ne shifrat 4-0 per ekipin shkodran, nderkohe qe ne pjesen e dyte ka patur vend edhe per nje gol tjeter, ate te shenuar nga Paula Jaku me 11-metersh ne minuten e 55-te.
Me kete fitore, “Juban Danja- Murlani” ngjitet ne kuoten e 15 pikeve dhe ndajne me Apolonine vendin e dyte dhe te trete te renditjes, nderkohe qe kryeson si zakonisht Vllaznia me 18 pike./SHKODRA-SPORT.COM/