Derbi i parakohshëm, dhuron lojë të bukur, emocione dhe tension në fund të ndeshjes
JubanDanja – Ada 3-2
Juban Danja: Rripa, Çali, Preçi, Çapnagaj, Vishkulli, Mustafaraj, Muçejani, Veliu, Rrotani, P.Jaku, E.Jaku. Trajner: Kreshnik Krepi Në stolin e rezervave: Haxhari, Rrotaj, Ndoci, Filipi, Hilaj
Ada: Kokiçi, Franja, Sufaj, Rnkoviç, Lazri, Abazi (Hoxhaj 69’), Shpuza, Doçi, Gruda, Tula, Malesija. Trajner: Fatmir Axhani Në stolin e rezervave ishin: Hoxhaj, Paço, Bajrakurtaj, Qershija, Gucija, Zefi, Muja
Gjyqtarë: Edvind Hoxha, Luar Muça, Paulin Simoni (Lezhë)
Shënues: Vishkulli 8’, Veliu 38’, Rrotani 60’ / Tula 46’, Gruda 68’ ( penallti)
Kartona të verdhë: Vishkulli, Muçejani / Tula, Shpuza
Kjo ka qenë pa dyshim një finale e parakohshme për kompeticionin e Kupës së Shqipërisë në futbollin e femrave. Janë të dy këto ekipe, të cilat edhe rivalizojnë për titullin “kampion”. Ndeshja ka nisur e bukur dhe ka patur rivalitet dhe lojë të bukur, por edhe të fortë, deri në vërshëllimën e fundit të kryesorit Edvin Hoxha. Ka qenë skuadra e Krepit, që ka kaluar dy herë në avantazh, duke e mbyllur pjesën e parë 2-0 në favor të Jubanit. Fillimisht ka qenë Vishkulli, njëra ndër më të mirat në fushën e lojës, që ka shënuar një gol të bukur direkt nga goditje këndi. Më pas, kur të gjithë po bëheshin gati për të shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin e vetëm një goli, do të vinte, ndoshta aksioni më i bukur i gjithë ndeshjes, Vishkulli, Mustafaraj, E.Jaku dhe konkretizimi me gol nga Veliu, në një pozicion të prirët me portën e Kokiçit, 2-0. Dukej se me këtë rezultat, në pjesën e dytë do të ishte shumë më e vështirë për velipojaket e Fatmir Axhanit. Megjithatë përpak sa nuk ka ndodhur e kundërta. Ato, fillimisht shkurtojnë direfencën, shumë shpejt, në 2-1, me autore Tulen, edhe ky një aksion i bukur dhe më pas rrisin presionin në portën e Rripës, qëi afrohen disa herë barazimit, por më mjaft raste portierja e Juban-Danjës tregohet përcaktuese në rezultatin e ndeshjes, duke realizuar pritje vendimtare dhe te shkëlqyera, gjë e cila bën që skuadra e saj, të vazhdojë të ruajë avantazhin. Por presioni i skuadrës së Adës rritet. Megjithatë në momentin më të mirë të saj, do të ndëshkohej përsëri dhe përsëri nga një goditje këndi. Krosin e saktë të Vishkullit e shfrytëzon mjaft mirë Rrotani, që mes lojtareve kundërshtare, ndërhyn, duke shënuar një gol të bukur, në një pozicion të vështirë, 3-1. Me këtë rezultat dukej sikur për Jubanin gjithçka u bë e lehtë dhe punë e kryer, por kundërshtari nuk ishte dorëzuar, teksa fiton një 11-metërsh, të kontestuar dhe e kthen në gol Gruda. Gjithçka do të mbetej e hapur deri në fundin e takimit. Vërshëllima e fundit e Hoxhës, gëzon pa masë kampin e Juban Danjës, që “fluturojnë” në fushë nga gëzimi, ndërsa kampi i turret gjyqtarit kryesor, edhe duke e kërcënuar, por edhe duke e goditur, që sipas e ka mbyllur ndeshjen pesë minuta para kohe. Gjithsesi, fundi i kësaj ndeshjeje, me shifrat 3-2, ka nxjerrë fitues ekipin e Juban Danjës, që është ekipi i parë, i futbollit të femrave, që është formuar në Shqipëri. Meritë kanë të gjithë, në këtë sukses, futbollistet në radhë të parë, por më pas dhe trajneri Krepi me kolegun e tij, presidenti Jaku apo edhe donator Cani.
Kinostudio shpartallon “The Door” 7-0, por tani gjithçka në dorë të disiplinorit
Kinostudio- The Door 7-0
Kinostudio: Poçesta, Memeti (Dangu 54’), Kurti, Ismaili (Tota 7’), K.Çaushllari, Xhakola, Lala, Lulaj, Gjegji, Hamiti, Trimi. Trajner: Gëzim Gjonpali Në stolin e rezervave: Al.Çaaushllari, Avduli, Tota, Koldashi, Shabani, Dangu, Dyrmsa
The Door: Sh.Djegësina, Dulaj, Asllanaj, Stalaj, Piranaj, Hoxha, Prebibaj, Hallulli, Shega, M.Djegësina. Trajner: Ahmet Meta Në stolin e rezervave:Rusi, Hasanaj, Qoku
Gjyqtarë: Ed.Dyrmishi, En.Dyrmishi, Fatjon Maçi
Golat: Hamiti 17’, 45’, 66’, Kurti 22’, Lala 53’, Trimi 62’, Lulaj 73’
Kartona të verdhë: Memeti, K.Çaushllari
Pritej të ishte një ndeshje akoma më e fortë seç doli të në të vërtetë. Pavarsisht se skuadra “The Door”, është në rindërtim e sipër këtë sezon, ajo i surprizoi të gjithë, kur eleminoi në çerekfinale të Kupës, një prej skuadrave më të mira të vendit, Tiranën, me rezultatin 4-2. Kështu që dje, ndaj Kinostudios, të drejtuar nga Gëzim Gjonpalaj, ekipi shkodran nuk mendohej kurrsesi të dorëzohej në atë mënyrë, si i thonë pa kushte. Por ndodhë dhe kështu. Që të jetë vetëm një ditë e keqe për The Door të drejtuar nga Ahmet Meta dhe kjo ishte pikërisht dje, duke pësuar 7 gola, dy në pjesën e parë dhe 5 në të dytën. Megjithatë ka qenë një lojë korrekte dhe e pa kontestuar. Në fund ka ardhur dhe reklamimi i bërë nga presindenti i “The Door”, Kastriot Faci, duke i kërkuar Kimosionit të Disiplinës fitoren e në tavolinë, ndonëse është munduar thellësisht dje, nda ekipi i Kinostudios, që fitoi në fushën e lojës, me meritë. Tani, për finalisten tjetër, gjithçka i mbetet në dorë disiplinorit: Kinostudio apo “The Door”, do të jetë në finale, përballë Juban Danjës.
Mejdan ZHIVANI