Kryendeshja e javës së katërt në futhboll për femra mes Tiranës e “Juban Danja” nuk ka shkuar ashtu siç duhet.Takimi përfundoi në barazim 2-2 duke bërë që vajzat e Jubanit të mos jenë më të vetmet kryesuese në renditje. Por ky rezultat menjëherë pas përfundimit të takimit kundërshtohet ashpër nga drejtuesit e Jubanit. Eshtë Presidenti i kësaj skuadre Ferdinand Jaku ai i cili pretendon se i është mohuar fitorja me të gjitha mënyrat e mundshme, madje thotë se për këtë është përdorur një skenar për të ndalur Jubanin në përballjen me Tiranën.
Çfarë ndodhi në atë takim?
Federata Shqiptare e futbollit për këtë takim kishte përcaktuar arbitra të Kategorisë së Parë nga qyteti i
Durrësit. Ne ishim gati për ta filluar ndeshjen por na u tha se duhet të presim sepse arbitrat që ishin përcaktuarpër këtë sfidë kanë pësuar aksident. Këtë na e komunikoi i deleguari i FSHF-së. Pritëm shumë, madje kaluan rreth 20 minuta dhe ndeshja akoma ishte pa filluar. Në këtë moment na bëhet e ditur se ndeshjen do ta arbitrojë i njëjti arbitër që më parë kishte gjykuar sfidën Kamza – Ada. Këtu nuk isha shumë dakord por duke mos patur rrugëzgjidhje tjetër dhe duke qenë se ishim të përgatitur por edhe paditur se do të luhej një lojë e pisët nga vetë arbitri Klodian Prenga vendosëm bashkë me drejtuesit e skuadrës tjetër dhe përfaqësuesit e FSHF-së që ta vazhdojmë takimin. Që në fillim të takimit e deri në fund ka qenë një gjykim skandaloz, krejtësisht i njëanshëm në favor të Tiranës. Në
çdo aksion që ne ndërtonim ndërpritej loja duke dhënë faull kundra nesh. Na mohuan edhe një penallti totalisht të pastër. Lojtaret tona morën edhe shumë kartonë sepse kështu ishin të porositur arbitrat. Më e bukura është se sapo filloi ndeshja, shohim që në vendin ku po zhvillohej mbërritën arbitrat që ishin përcaktuar për ta gjykuar ndeshjen në fillim. Me sa pamë, shyqyr duhet thënë, ishin shëndosh e mirë gjë e cila tregon se nuk ishte e vërtetë që kishin pësuar aksident, por e gjitha kjo ishte një skenar i mirëmenduar e mirëpërgatitur, besoj në bashkëpunim nga vetë FSHF, drejtues të skuadrave rivale, përjashtoj këtu këto të Tiranës sepse nuk janë të përlyer dhe nga arbitri Prenga, me një qëllim të vetëm, për të na dëmtuar ne.
Janë të vërtetueshme këto akuza?
Patjetër që po. fakti që ndeshja nuk filloi për 20 minuta dhe më pas arbitrat që ishin përcaktuar erdhën sapo filloi takimi besoj që thotë shumë. Megjithatë edhe për ata që nuk besojnë, kemi pamje filmike dhe patjetër që do t’i paraqesim në Federatë ta shohin se çfarë gjykimi skandaloz ishte dhe të shohin edhe trillimin që na u bë në atë ndeshje.
Jeni i kënaqur me barazimin?
Nuk kam se si të jem i kënaqur. Përgëzoj maksimalisht vajzat futbolliste të Jubanit të cilat edhe pse në një situatë të vështirë nga arbitri ndeshjes, arritën ta suportojnë mjaft mirë, u sollën me korrektësi dhe zhvilluan një ndeshje shumë të mirë. Ndoshta kësaj here edhe me një ego më të madhe dukë parë padrejtësitë, futbollistet dhanë maksimumin në fushën e lojës dhe morën barazimin duke dalë krenare nga kjo ndeshje. Por nuk jam i kënaqur me rezultatin sepse kishim të gjitha mundësitë të fitonim, i meritonim trepikët por me plot gojë them që na u mohua fitorja në një mënyrë të turpshme.
Apeli juaj..?
Ç’të them. Doja t’i thoja këtyre zotërinjve që të mos tallen me mundin e djersën e askujt. Ne por edhe skuadrat e tjera punojmë me përkushtim e sakrificë. Nuk është e nevojshme të përdoren të tilla mënyra manipulative që nuk i shërbejnë askujt por vetëm dëmtojnë rëndë futbollin e femrave në vendin tonë që duhet thënë është ende në hapat e parë. E pikërisht për këtë, të gjithë duhe të kontribuojmë në mënyrë që ta rrisim cilësinë, të bëjmë më të mirën, të fitojë ai që e meriton dhe t’i lëmë vend zhvillimit me hapa të shpejtë të futbollit të femrave. Nëse vijojmë kështu, një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur dhe ju siguroj se të gjithë do të dalim të humbur nga kjo punë. Eshtë vetëm kampionati i tretë dhe kemi nevojë për drejtësi, mbështetje, pastërti e rigorozitet e jo për të tilla trillime sepse në këtë mënyrë hapim një humnerë të madhe për veten që pastaj ndoshta s’do të jemi të zotët të dalim
më e në këtë mënyrë në vend që të afrojmë njerëzit po i largojmë ende pa e filluar mirë.

Senad NIKSHIQI