Barazimi ne transferte ndaj Kinostudios pretendente javen e kaluar u konsideruar ndoshta surprize por “Juban Danja” konfirmoi edhe njehere faktin sot se rezultatet e saj nuk jane te tilla kete sezon.
Kjo sepse pasditen e sotme ajo ka arritur te munde nje tjeter ekip rival, pikerisht ate te Tirana AS me rezultatin 3-1 ne ndeshjen e luajtur ne kompleksin sportiv “Zmijani”.
Nje suksesi i merituar i ketij ekipi qe po tregon se sivjet eshte ndertuar per te qene pretendent. “Juban Danja” e ka nisur me gol ndeshjen ndaj kryeqyetaseve. Qe ne minuten e pare, lojtarja e ardhur nga Vllaznia- Denada Avullia e ka derguar topin ne rrjete, duke çuar ne kembe gjithe skuadren e saj.
Nderkohe ne minuten e 32-te do te ishte kapitenia Klaudia Rrotani ajo qe do te dyfishonte shifrat dhe pjesa e pare kesisoj do te mbyllej me rezultatin 2-0 ne favor te ekipit shkodran.
Pjesa e dyte nis me gol per Tirana AS. Ka qene Jova qe ka ngushtuar shifrat ne minuten e 47-te por besimi i mikeve se mund t’ia dalin per te barazuar ka zgjatur vetem pak minuta. Kjo sepse Rrotani do te shenonte edhe golin e trete ne minuten e 56-te dhe te dytin personal, duke mbyllur kesisoj ndeshjen.
“Juban Danja” tregoi edhe sot se eshte ndertuar sivjet nga presidenti Ferdinand Jaku per te qene nje ekip pretendent. Kete e ka konfirmuar me se miri ne dy ndeshjet e para dhe me siguri qe rezultatet pozitive te saj do te vijojne edhe ne javet e ardhshme.
www.shkodrasport.cm