Finalja e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra e këtij sezoni nuk do të jetë një “derbi” ekipesh të Shkodrës.
Kjo ngaqë “Juban Danja” nuk ia ka dalë të fitojë ndaj Tirana AS, në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në kompleksin sportiv “Zmijani”.
Kanë qenë miket ata që kanë dominuar lojën dhe kanë fituar madje me rezultatin e thellë 5-0.
Rezultati është zhbllokuar shumë shpejt, që në ‘7 kur ka shënuar futbollistja afrikane Goufan.
Pesë minuta më vonë do të dyfishonte shifrat Popa dhe me rezultatin 0-2 do të mbyllej pjesa e parë.
Në të dytën sërish vajzat kryeqytetase do të shënon edhe tre gola të tjerë duke fituar kësisoj krejt ndeshjen me një rezultat të pastër dhe duke siguruar daljen në finale.
Aty ku do të ndeshen me Vllazninë, skuadrën tjetër finaliste e cila dje fitoi me shifrat 4-1 ndaj Kinostudios në gjysmëfinalen tjetër.
Tashmë duhet pritur vendimi i FSHF-së për datën e zhvillimit të kësaj finaleje teksa vendi pritet të jetë stadiumi “Elbasan Arena”.
© shkodrasport.com