Të dielën “Juban Danja” do të luajë një ndeshje të rëndësishme në kampionat përballë Vllaznisë dhe padyshim që do të tentojë të bëjë një paraqitje sa më të mirë.
Por ndërkohë ekipi i drejtuar nga presidenti Ferdinand Jaku po bëhet gati të marrë pjesë në një turne të rëndësishme ndërkombëtar siç është ai “Citta della Pace” i Roverettos që zhvillohet çdo vit në Itali me pjesmarrjen e shumë ekipeve nga vende të ndryshme të botës.
Në të përveçse marrin pjesë ekipe të ndryshme të futbollit të moshave, ka edhe një kupë për ekipet e femrave dhe Shqipëria sivjet do të përfaqësohet nga ekipi shkodran.
“Juban Danja” sipas shortit të hedhur do të jetë pjesë e grupit B bashkë me katër skuadra të tjera dhe pikërisht me FC Ferchhelm/Burk, USD Isera, FC Paulaner ëieden dhe ADC Leni.
Ndeshjet në grup do të zhvillohen në datat 20-21 dhe menjëherë pas tyre do të luhen ndeshjet gjysmëfinale dhe finale. Nga grupet do të kualifikohen dy të parat dhe ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Kastriot Preka do të tentojë të jetë në gjysmëfinale.
Për të është pak problem mosnjohja e kundërshtarëve sepse “Juban Danja” merr pjesë për herë të parë në këtë kompeticion të përvitshëm megjithatë do të tentojë të bëjë sa më mirë në të.
© shkodrasport.com