Speciale nga Mejdan ZHIVANI
Futbolli i femrave për sezonin futbollistik 2011-2012, ditën e djeshme ka zyrtarizuar dhe ka njohur tashmë ekipin fitues të njërit prej trofeve. Bëhet fjalë pikërisht për Kupën e Shqipërisë, të cilën këtë ecidion e ka merituar skuadra e Juban Danjës, duke mundur në finale ekipin e Kinostudios me rezultatin e thellë 4-1. Njoftimi i FSHF-së, fillimisht ka qenë që kjo finale do të luhej, po dje, porn ë stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, në orën 11.00, por në çastet e fundit gjithçka ka ndryshuar destinacion.
Të dy skuadrat, por edhe të njerëz të tjerë, të interesuar për këtë ndeshje, qoftë dhe njerëz të medias, fillimisht janë “përplasur” në dyert e këtij stadiumi, ku edhe kanë mësuar se ndeshja nuk do të luhej aty, porn ë kompleksin sportiv të ekipeve kombëtare në Kamëz. Arsyeja ka qenë e thjeshtë: sot në këtë stadium luhet ndeshja e Superligës Dinamo-Apolonia dhe në këto kushte atmosferike, ku shiu nuk ka pushuar gjatë gjithë kësaj jave, ka qenë e pamundur që finalja e Kupës së Shqipërisë në futbollin e femrave të zhvillohej në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Kështu, që gjithçka u spostua në Kamëz, ku edhe aty terreni ishte tepër i rënduar, pasi shiu, përveç se nuk ka pushuar gjatë gjithë kohës, që u luajt ndeshja mes Juban Danjës dhe Kinostudios, por terreni ishte i rënduar dhe nga koha e keqe, e cila ka qenë prezent ditët e fundit. Gjithsesi 80 minutat e kësaj sfide, kanë të bukura dhe emocionuese, porn ë fund, me shumë meritë, fitues është shpallur ekipi i Juban Danjës, duke merituar trofeun e Kupës së Shqipërisë.Ndeshja
E dielë, më 12 shkurt 2012, ora 12.00, në kompleksin sportiv në Kamëz
Juban Danja – Kinostudio 4-1
Juban Danja: Rripa, Çali, Preçi, Çapnagaj, Vishkulli, Mustarafaj, Muçejani, Veliu, Rrotani, P. Jaku E.Jaku. Trajner: Kreshnik Krepi
Kinostudio: Omeri, Tota, Lulaj, Hamiti, A.Gjergji (Koldashi 45’), Lala, Xhakola, K. Çaushllari, Ismaili (A.Çaushllari 66’), Poçesta, Kurti. Trajner: Gëzim Gjonapalaj
Gjyqtarë: Fatjon Xhemali, Emigers Ganxhi, Astrit Mahmutaj (Elbasan)
Shënues: Veliu 3’ (penallti), 40+1’; E.Jaku 70’, Rrotani 74’ / Lulaj 20’
Kartona të verdhë: Preçi, Vishkulli / A.Gjergji, Poçesta
Edhe pse terreni ishte i rënduar dhe i rrëshqitshëm, takimi nis shpejt e bukur, në mënyrë të veçantë për për skuadrën shkodrane, e cila që në minutën e 3-të fiton një penallti. Ka qenë një aksion i bukur i Juban Danjës, nga e djathta, E.Jaku merr nje top nga shoqet e saj, e merr mirë krahun, duke krosuar saktë në zonë. Aty topi preket me dorë nga një prej lojtareve të Kinostudios dhe arbitri kryesor nuk heziton dhe akordin 11-metërsh, të cilën e kthen në gol kosovarja A.Veliu, me një gjuajtje mjeshtërore, 1-0. Loja fillon e bëhet e bukur, kur skuadra e drejtuar nga Kreshnik Krepi ka dhe dy raste të mira për të thelluar rezultatin, por lojtaret e jubanit shpërdorojnë shumë. Në momentin më të mirë të saj, kjo skuadër ndëshkohet, kjo edhe për meritë të kundërshtarit. Kishte disa minuta, që Kinostudio e kishte rritur lojës e saj dhe arrin të barazojë me një goditje dënimi në një distancë rreth 35 metra, ku Lulaj godet direkt e në portë, Rripa e prek pak sa, por jo për ta dervijuar, topin, që përfundon në rrjetë dhe 1-1. Deri në fund të kësaj pjese loje, ndeshja bëhet e fortë dhe e bukur, ku është skuadra e drejtuar nga Gëzim Gjonapalaj që i afrohet më shumë golit të avantazhit, por nuk e arrin, kjo edhe për nxitim para portës kundërshtare, por edhe për meritë të portieres Rripa. Gjithsesi, 40 minutëshi i parë i finales po i afrohej fundit, gjyqtari i katërt Eduard Sinani jep dy minuta shtesë, nga ku vjen dhe goli i fitores së përkohshme për Juban Danjën. Ka qenë përsëri kapitenia e kësaj skuadre Emanuela Jaku, ashtu si në rastin e golit të parë, vepron mjaft bukur nga krahu i djathtë i sulmit, duke lënë pas 2-3 kundërshtare, kroson saktë në zonë dhe aty Veliu, me portën bosh, nuk e ka të vështirë, që të kalojë për herë të dytë ekipin e saj në avantazh, 2-1.
Edhe pse e dytë është e bukur nga të dyja ekipet, ku minutat e para duket se Kinostudio është më kërkuese dhe më e qartë. Megjithatë Juban Danja mbrohet me kujdes dhe nuk harron të sulmojë, ku me një gjuajtje nga larg të Vishkullit godet dhe traversën, ndërsa dy golat e fundit të këtij takimi duket se ishin rezervuar në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Fillimisht Emanuela Jaku, e cila e meritonte një gol në këtë finale, në minutën e 70-të dhe Rrotani në të 74-ërt, kanë “vulosur” rezultatin e takimit në 4-1. Në të dyja këto raste, aksionet kanë qenë model. Madje E.Jaku shënimin e golit ka vrapuar tek pankina për ta festuar me të atin e saj, njëkohësisht dhe president i Juban Danjës (Ferdinand Jaku), që prej krijimit të këtij ekipi, që është i pari në Shqipëri në futbollin e femrave. Gjyqtari i katërt jep dhe dy minuta shtesë, pas kohës së rregullt, por gjithçka ishte mbyllur në minutën e 74-ërt dhe kështu Juban Danja me shumë meritë bëhet fituese e Kupës së Shqipërisë në këtë edicion futbollistik.
Ferdinand Jaku (President i Juban Danjës): Trofeu i Kupës, meritë e të gjithëve
Fjalët kanë qenë të pakta, në ato momente gëzimi dhe festimi për presidentin e Juban Danjës, Ferdinand Jaku, i cili ka vite, që ka investuar në këtë skuadër dhe më në fund ka mbërritur trofeu i parë për këtë ekip. Ai ai dedikon këtë sukses të gjithëve, duke e ndarë me të gjithë. “s’më mbetet shumë fjalë për të thënë për momentin, veçse të falenderoj të gjithë për kontributin e dhënë në këtë sukses, që realisht është një kontribut i disa viteve me radhë, nga ana ime. Por këtë sezon kam patur në krah dhe donatorin Agim Cani. Por meritë të veçantë ka dhe stafi teknik me në krye Kreshnik Krepit, e padyshim dhe të gjitha vajzat e skuadrës, edhe ato që kanë qenë në stolin e rezervave, jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe në të tjerat, të kaluara. Dua të falenderoj gjithashtu edhe njerëzit e medias për pasqyrimin që i kanë bërë gjithnjë dhe në kohë reale dhe me vërtetësi, ekipit tim”, përfunduar presidenti Jaku, i sapo kurorëzuar me trofeun e Kupës së Shqipërisë. Pjesë e stafit drejtues të klubit “Juban Danja” janë pa dyshim dhe shefi i klubit Anton Zalli dhe drejtori organizativ Admir Uruçi, por edhe zëvendës-trajneri Rrok Marku. Gjithashtu duhen përmendur dhe lojtaret e stolit si Filipi, Hila, A.Hanxhari, Rrota, Ndoci, S.Hanxhari, e të tjera.
Kreshnik Krepi (Trajneri i Juban Danjës): Trofeu i Kupës, një ndjesi e veçantë
Trajneri Krepi, natyrisht, që dukej tepër i kënaqur me suksesin e arritur, pasi është trofeu i parë si trajner për të, së bashku me këtë skuadër. “Jam shumë i kënaqur dhe shumë i gëzuar për arritjen e këtij suksesi. I falenderoj të gjithë. Ishte një ndjesi e veçantë, pasi është dhe trofeu i parë si tgrajner, që e marr. Falenderoj të gjithë për mbështetjen, presidentin Jaku, donatorin Cani, kolegun Marku, në veçanti lojtaret, të cilat me përkushtimin dhe profesionalizmin që kanë treguar gjatë kësaj periudhe, kanë qenë një motiv më shumë për mua, për të arritur deri këtu”, ka cituar trajneri i Juban Danjës.
Skuadra festë dhe premio
Ndonëse nuk është deklaruar, por pritet që në ditët në vazhdim futbollistet e Juban Danjës të marrin një premio ekstra për fitimin e Kupës së Shqipërisë. Ende nuk ka shifra të sakta për këtë punë. Megjithatë mbrëmë e gjithë skuadra, ka festuar së bashku, në një prej lokaleve të Shkodrës.
Finalja pati vlerësim nga FSHF-ja
Ndryshe nga ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës, ditën e djeshme, finalja ka qenë më e vlerësuar nga FSHF-ja, me prezencën e zyrtarëve të lartë të saj. Kështu në kompleksin sportiv të ekipeve kombëtare në Kamëz, ishin prezent shefi i garave pranë këtij institucioni Ilir Shulku, shefi i sektorit të futbollit të femrave Endri Hyka, zëdhënësi i FSHF-së Lirim Zalla e të tjerë.
Ekipi i Juban Danjes para ndeshjes finale te Kupes se Shqiperise per edicionin 2011-12