Nesër në orën 14.00 në kompleksin sportiv “Zmijani” do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra në mes Juban Danjes dhe Tirana AS.

Njëra nga këto dy skuadra do të kalojë në finale, aty ku do të ndeshet me Vllazninë e cila u kualifikua sot duke mundur Kinostudion 4-1.

Padyshim që dëshira do të ishte që në finale të kemi një derbi shkodran.

Juban Danja ka kaluar në turin tjetër Apoloninë e Fierit dhe kjo u konsiderua surprizë por në fakt nuk kanë menduar kështu vajzat e këtij ekipi.

Skuadra që tashmë drejtohet nga trajneri Kastriot Preka do të kërkojë të bëjë një tjetër surprizë për të mundur edhe Tirana AS.

Kjo konsiderohet favorite për fitoren por nuk përjashtohet mundësia që ekipi tjetër shkodran të plotësojë duelin e finales të Kupës së Shqipërisë për këtë sezon futbollistik, ashtu siç ka ndodhur edhe herë të tjera në edicionet e mëparshme të tij.
© shkodrasport.com