Ekipi i parë i futbollit të femrave në vendin tonë, “Juban Danja”, ka fituar të parin kampionat të futbollit për vajzat 13 vjeçare të organizuar nga FSHF në zonën e Shkodrës.
Në këtë kampionat të organizuar gjatë këtij sezoni, ekipi i drejtuar nga trajnerja Loreta Jaku ka dominuar mbi të tjerët duke zënë vendin e parë dhe duke u kurorëzuar si kampionat.
Paraditen e së dielës është zhvilluar ndeshja e fundit e kampionatit dhe në fund është dorëzuar edhe kupa për ekipin kampion, Juban Danjen, që normalisht është shoqëruar edhe me festën përkatëse të vajzave të tij por edhe të stafit drejtues.
Pjestarë të këtij ekipi kampion janë shprehur të lumtur për këtë sukses të arritur në këtë kampionat, duke treguar edhe njehere tjeter se perspektiva e futbollit te femrave eshte e sigurte me elementin cilesor qe “Juban Danja” U13 ka ne rradhet e tij./SHKODRA-SPORT.COM/