Mjafton te shohesh golaverazhin e Vllaznise se ketij sezoni dhe e kupton qarte se kemi te bejme me nje ekip i cili e ka ne ADN-ne e tij lojen e hapur dhe si rrjedhoje jo vetem shenon shume gola, por edhe peson shume.
Pikerisht per kete arsye duket se te gjitha skuadrat kenaqen kur ndeshen me te. Nje gje te tille e ka thene edhe Jul Deda, humoristi i njohur shkodran ne emisionin “Rubrika Sportive” ne RTSH ku ka qene mbreme i ftuar.
“Vllaznia eshte nje skuader qe luan bukur futboll, ben nje loje te hapur dhe madje edhe skuadrat e tjera qe luajne kunder saj duken te bukura sepse eshte Vllaznia qe i zbukuron.
Ndoshta me shifra skuadres shkodrane i mungon ai titull i shumepritur, por ne fakt me loje te bukur ajo ka fituar nja 10 tituj gjithe keto vitet e fundit. Megjithate tek Vllaznia e ketij sezoni me gezon edhe nje fakt tjeter: Futbollistet e saj hyjne ne fushen e lojes shume te bindur se do ta fitojne ndeshjen.
Ndoshta eshte ndonje motivim special qe vjen nga dhomat e zhveshjes, ndoshta ngaqe ne skuader nje lider si Bekim Balaj, por kjo eshte shume pozitive, pavaresisht se ne futboll jane tre rezultate dhe prandaj edhe mund ta barazosh apo ta humbesh ndeshjen, por e rendesishme eshte qe aty ka entuziasem dhe motiv per te luajtur”- eshte shprehur Deda.(www.shkodrasport.com)