Pavaresisht fitores se fundit 5-0 ne Rrogozhine ndaj Egnatias, tek Tirana duket se e kane humbur besimin per trajnerin aktual- Julian Ahmataj. Çdo dite e me shume shtohen zerat se ne ditet e para te janarit ai do te largohet.
Nderkohe faqja e “Procesi Sportiv” mbremjen e sotme ka zbuluar edhe dy kandidaturat e mundshme per t’i zene vendin Ahmatajt ne rast largimi. Ja çfare shkruhet ne kete postim:
“Tirana e pakënaqur me rezultatet po mendon ndryshim trajneri në janar. Erbim Fagu është një nga alternativat e forta për të marrë drejtimin e skuadrës. Ish futbollisti bardheblu e njeh mirë ambientin pasi ka qënë aty si futbollit dhe me pas në stafin teknik. Alternativë mbetet dhe Ernest Gjoka ish-trajner me disa skyadra në Superligë.
Fitorja e fundit e Tiranës 5-0 me Egnatian duket sikur e shpëtoi për momentin trajnerin por nën drejtimin e Ahmataj ekipi ka marrë vetëm 4 fitore në 12 ndeshje. Tani skuadra është në pushime duke u rikthyer përsëri në fushë më 13 janar në derbin me Dinamon”.