Julian Brahja është një nga mbrojtësit që ka kontribuar shumë në futbollin shqiptar, në skuadra të njohura. Nga Vllaznia, Besëlidhja, Laçi e Kastrioti. Apo dhe me Teutën, Dinamon, Elbasanin, Bylisin e Flamurtarin.
Prej dy sezonesh është zevendestrajner te Dinamo, ndërsa i kontaktuar nga “Vipsport.al”, kurbinasi në intervistën e tij flet për Kategorinë e Parë, dhe duelin për elitën.
“Është e vërtetë që Vllaznia ka një ekip shumë të mirë, por ne do të bëjmë lojën tonë. Lojtarët duhet që t’i mbajmë të karikuar.
Kemi gabuar në disa takime, por kemi shumë djem të rinj në përbërje, ndaj edhe synimi ynë është që të zhvillojmë lojë të bukur, por edhe të jemi një ekip dinjitozë”- ka deklaruar Brahja./vipsport/