Mesfushori i Shqipërisë, Juljan Shehu ka shënuar një tjetër gol në kampionatin polak me fanellën e Vidzev Lodz.  

Në minutë e 73′ të sfidës, ai tund rrjetën duke rikthyer baraspeshën e cila nuk zgjat shumë për shkak se Korona Kielce kalon sërish në avantazh.

Duket se Kombëtarja i ka sjell fat 26-vjeçarit i cili po kalon një moment të artë në karrierë.

Ky ishte goli i katërt në 25 ndeshjet e aktivizuara në kampionat për Shehun, i cili është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës polake.