Dje pasdite ka firmosur, sot paradite eshte prezantuar para gazetareve ndersa pak ore me vone, ka nxituar te dale ne stervitje dhe te vihet menjehere ne dispozicion te trajnerit Mirsad Jonuz.

E kemi fjalen per sulmuesin brazilian Silvio Rodrigues Pereira Junior i cili eshte blerja e fundit e kuqebluve ne kete merkato janari dhe mund te themi me plot gojen se eshte me e mira.

Vlerat e ketij lojtari njihen nga te gjithe sepse ai i ka demostruar gjate sezonit te kaluar kur ka qene pjese e Vllaznise ne kategorine e pare, por kuptohet qe te gjithe presin qe ai t’i tregoje edhe tani ne Superlige.

Braziliani duket ne nje forme shume te mire sportive, eshte 8 kg me pak ne peshe nga sa ka qene ne maj kur ka lene Shkodren dhe ka deklaruar se eshte i gatshem te luaje qe te henen me kuqeblute.

Stafi teknik duket se ka te njejtin mendim per ta aktivizuar ne Ballsh por pengesa e vetme eshte mberritja e dokumentacionit ne kohe nga klubi sllovak, pjese e te cilit ka qene deri para pak ditesh.
www.shkodrasport.com