Redi Jupi është i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ku ka folur për gjendjen aktuale të kampionatit shqiptar dhe gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Vllaznia.

“Është më e komplikuar se kaq, Vllaznia ka pasur problemet e veta. Kamza ka treguar shumë teknikisht, ka bërë shumë, ka luftuar konjukturat.

Kjo mbështetja te sistemi e Vllaznisë, e ka squllur për të mos pasur qëndrimin në kategori.

Dhimbje ka për çdo ekip, por sa më e madhe është tradita, aq më e madhe është dhimbja.

Bien 100 vite histori që kanë lidhje jo vetëm me Vllazninë. Mënyra si po bie është më e shëmtuara e mundshme, se po bie pa dhënë maksimumin.

Mund të  biesh nëse jep maksimumin, edhe publiku të kupton. Por nuk ka qenë ky rasti i Vllaznisë, emrat e lojtarëve janë për pozicione komode, por Vllaznia ka dhënë shumë pak.

Më dinjitoze ishte Lushnja e vendit të fundit, ajo ka dhënë diçka më shumë se aftësitë që ka. Vllaznia në tre javët e fundit nuk ka dhënë asgjë”. /newsport/