Redi Jupi është i bindur që kampionati shqiptar ka një garë të paracaktuar në bazë të favoreve që bëhen për një ekip apo një tjetër. Duke analizuar ngjarjet e fundit në kampionat, ai theksoi se gara ka dalë jashtë rrjedhës normale për shkak të ndërhyrjeve për të mbështetur një ekip apo tjetrin.
“Deklarata e Demit është e vonuar. Është një moment deçiziv, mbase e ka kuptuar se mund t’i ketë ikur kampionati. Shenjat janë dhënë shumë kohë më parë, e kam thënë që ka paracaktim të garës, favorizim të disa ekipeve dhe automatikisht penalizohen të tjerë.
Asokohe thirrja ime ishte që të gjithë bashkë të shkëputemi nga kjo garë e kontrolluar, të shkojë te një garë e ndershme. Patjetër, do të ketë të pakënaqur. Por kur ti ke marre hakun tënd në një garë ku ke marrë maksimumin duke shprehur në fushë investimin që ke bërë, je në paqe dhe i qetë me rezultatin që ke marrë.
Përpara tre javësh ishte Kastrioti-Laçi, u bë një deklaratë për Kastrioti-Bylis, që nuk u luajt dhe u tha në deklaratë publike edhe u përmend Kastrioti-Laçi si pasojë e presionit, u anulua një gol. Unë thashë asokohe që më vjen mirë për fitoren e Kastriotit, se iu prish llogaritë këtyre, kishin llogaritur që Laçi të merrte pikët në mënyrë që të bënin llogaritë e tyre.
Është prishur rezultati real i ndeshjes. Në atë deklaratë që u bë më përpara, që u ndërhy dhe po e le të kalojë, është shumë e rëndë, se vetëm një pikë prish gjithçka dhe duhet ndaluar aty dhe nuk shkohet më tej. Se ajo prish ekuilibrin mbrapa. Ndeshja që nuk u bë që duhej marrë një masë drastike, e tani vazhdon. Në një kampionat pak a shumë skuadrat marrin atë që meritojnë, thonë ata që bëjnë politikat e FSHF.
Kjo ndodh kur nuk ka ndërhyrje, por kur ka ndërhyrje në garë, e di se sa e pësojnë e sa fitojnë disa. Këtu janë prishur ekuilibrat. Del presidenti e thotë është farsë. Dhe disa skuadra të cilave u intereson ky rezultat tani kënaqen, D ju vijë dita juve nesër. Kur arbitrat mbajnë mirë, merr meritat institucionit, kur mbajnë keq, gjithë presioni shkarkohet të arbitrat, këta bëjnë si strukturë e pavarur tani”, tha Jupi në “Procesi Sportiv”.