U perfol se mund te rikthehej serish ne Shqiperi, por Jurgen Bardhi thjesht ka ndryshuar ekip, por jo kategori dhe shtet.
Pas largimit nga Tuzlaspor në Ligën e Parë turke, fantazisti që është bërë i njohur si pjesë e Partizanit ka zyrtarizuar marrëveshjen pak minuta më parë me klubin Ankara Keçiorenguçu.
Bardhi ka bërë prezantimin i shoqëruar edhe nga menaxherët shqiptarë, Endri Muçmata dhe Denis Balaj. Ky i fundit i ka hyre prej disa kohesh tashme rruges se menaxhimit dhe po tregohet shume i suksesshem.
Ish- futbollisti i Vllaznise u detyrua te linte sportin heret per arsye te ndryshme por nuk eshte larguar prej tij dhe po merret me menaxhimin e lojtareve teksa sot ka zyrtarizuar nje tjeter transferte, ate te Bardhit.
24-vjeçari do të luajë sezonin e tij të dytë në Ligën e Parë turke, këtë herë me klubin kryeqytetas, Ankara Keçiorenguçu, që në sezonin e fundit e ka mbyllur kampionatin në vendin e 12-të.