Çiklisti I Tiranës Olsion Veliaj është shpallur fitues I kupës “Agim Tafili” të organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Komunën Berdicë, për nderimin e kësaj figure të madhe të sportit shqiptar. Ai ka rezultuar më I shpejti nga gjithë të tjerët dhe në fund të dy etapave ka zënë vendin e parë. Kupa “Agim Tafili” ka patur dje ditën e dytë dhe të fundit të saj sot. E organizuar në nder të këtij mjeshtri të madh të çiklizmit shqiptar, etapa e dytë e saj kishte nje te vecante interesante. Ajo nisi dhe përfundoi pikerisht ne Berdice, ne vendlindjen e Agim Tafilit.
Ka qene nje zgjedhje shume e bukur e Federates Shqiptare te Çiklizmit qe ka gjetur edhe mbeshtetjen e Komunes Berdice, e cila pak kohe me pare e pat shpallur kete çiklist “Qytetar Nderi” te saj. Ndërkohë sa I takon garës, etapa Shkodër- Pukë- Shkodër, ka dhuruar një gare shume të bukur e cila ne fund ka nxjerre fitues çiklistin e Vllaznise Jurgen Gjergji I cili ka arritur t’I sfidoje të gjithe sportistet e tjere duke dale I pari ne finish. Ne kete menyre, kupa “Agim Tafili eshte mbyllur ne menyren me te mire te mundshme, me nderimin e kesaj figure te madhe por edhe me fitoren e nje çiklisti te Vllaznise. Pas ngjitjes në podium të fituesve të etapës së dytë, edhe bërë edhe ceremonia e nderimit të fituesve të krejt kupës, pas dy etapash. Kështu, çiklisti I Tiranës Olsion Veliaj ka zënë vendin e parë dhe është shpallur fitues I kupës “Agim Tafili”. Në vend të dytë është renditur Erikson Picaku I Teutës dhe në vend të tretë Igli Kuçi I Tiranës. Në ceremoninë e dorëzimit të kupës, kanë marrë pjesë edhe familjarët e Tafilit dhe pikërisht I biri- Alsidi I ka falenderuar organizatorët për organizmin e këtij aktiviteti në ditën e lindjes së tij. “Na dhatë mundësië t’ia festojmë ditëlindjen në mënyrën më të mirë të mundshme ndonëse do kishim dashur shumë ta kishim sot mes nesh”-është shprehur ai. E rëndësishme është që Agim Tafili është nderuar me një kupë me emrin e tij por kjo sigurisht që është minimumi I asaj që duhet bërë për këtë figurë të madhe të sportit, të ndarë nga jeta katër muaj më parë pas një sëmundje të rëndë.
www.shkodrasport.com