Tërbuni kërkon t’ia dalë në fazën e dytë dhe për këtë ka afruar disa lojtarë cilësorë. Pukjanët po stërviten çdo ditë nën drejtimin e trajnerit Sinan Bardhi. Tërbuni ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore të mërkurën, me Vllazninë U-19.

Takimi u fitua 3-1 nga pukjanët. Dy gola u shënuan nga nigeriani i afruar këtë markato janari Konate, ndërsa autori tjetër është Gjini.

Trajneri, Bardhi aktivizoi në këtë takim: Tafaj, Trashani, Temja, Lekaj, Laceja, Vecaj, Bizi, Gjini, Konate, Arbana. Në pjesën e dytë ka aktivizuar, Dokëa, Selami, Vincent, Ekzie, Longe, Lukas, Brahaj, Hoxha, por edhe Filipi.

Për gazetën sulmuesin Jurgen Gjini, që në fazën e parë ishte golashënuesi më i mirë së bashku me Kaçubelen thotë: “Po punojmë fort për të realizuar objektivin. Miqësoret po tregojnë aftësitë tona dhe besoj se do të jemi në rrugë të mbarë.

Ndeshjen e parë e kemi në transfertë me Ilirinë. Do të udhëtojmë drejt FushëKrujës për fitore”. Ndërkohë, që nesër pritet që pukjanët të zhvillojnë një miqësore me Shirokën.