Jurgen Klop, trajneri i Liverpulit, nuk i ka kursyer aspak kritikat ndaj ish-kapitenit të Gjermanisë, Filip Lahm. Trajneri gjerman, i pyetur për fjalët e Lahmit në lidhje më situatën në kombëtare, u përgjigj: “Kam dëgjuar shumë të flitet, Filip është një ndër ta. Më befason kjo gjë.
Ai ka treguar se si Lëv duhet të udhëheqë skuadrën? Shumë mirë ka bërë po mendoj se nëse ke diçka me skuadrën ku ke luajtur si lojtar, atëherë është më mirë të telefonosh dikë atje dhe të shprehësh mendimin tënd dhe jo në media”, u shpreh Klop.
Filip Lahm ishte shprehur disa kohë më parë në rrjetin social “Linkedin” sesi trajneri mund të nxirrte nga kriza skuadrën e kombëtares.
“Nuk mund të flasësh për kombëtaren tënde kështu”, tha Klop duke i kujtuar lojtarit se në të kaluarën kishte qenë vetë pjesë e skuadrës. “Lahm flet sikur të mos ketë luajtur asnjë minutë me përfaqësuesen.
Ai duhet të japë një shembull të mirë, ashtu siç ka dhe karakteristikat e tij si person dhe ish-lojtar”, përfundoi trajneri gjerman. Jurgen Klop është aktualisht trajneri i Liverpulit në Angli.
Gjermani u largua nga Dortmundi para dy sezonesh, duke qenë më parë pjesë e verdhezinjve dhe skuadrës së Maincit, me të cilën erdhi nga Bundesliga e Dytë.
Klop ishte kandidat për të drejtuar bavarezët, por ai nuk ka dashur të rikthehet në Gjermani pa fitua diçka me “Reds”-at. Sezonin e kaluar ai arriti të shkonte deri në finalen e Champions-it duke u mundur nga Reali falë dy gafave të portierit Karius.