Jurgen Klopp ka zgjedhur se çfarë do të bëjë në sezonin e ardhshëm, e para pas lamtumirës te Liverpool, i lajmëruar vetëm pak javë më parë.
Trajneri gjerman do të qëndrojë pushim. Këtë e ka zbuluar menaxheri Marc Kosicke në një intervistë të dhënë për Sky Sport gjerman.
Kosicke ka shpjeguar: “Klopp nuk do të drejtojë asnjë skuadër apo kombëtare sezonin e ardhshëm. Planet nuk kanë ndryshuar”.
Një dush i ftohetë për klubet që ishin vënë në gjurmët e trajnerit pas lajmërimit se do t’i jepte fund aventurës te Liverpool-i, skuadër të cilën e ka drejtuar që nga 2015-a.