Ne mungese te portierit te pare Kristi Qarri i cili pesoi nje demtim ne shpatull ne ndeshjen e kupes ndaj Erzenit, ne sfiden e djeshme te kampionatit ndaj Dinamos, ne mes katerkendeshit kuqeblu ka qene portieri tjeter- Jurgen Mehidri.
Ai ka bere nje paraqitje te mire dhe si rrjedhoje ka marre edhe pergezimet e stafit teknik, por edhe duatrokitjet e tifozeve sepse tregoi siguri ne porte me formen e treguar. Ne kete menyre, ish- portieri i Korabit po tregon se e meriton te jete pjese e Vllaznise.
Jurgen Mehidri debutoi me fanellen e Vllaznise ne minuten e 86-te te ndeshjes ndaj Teutes, e vlefshme per javen e peste te “Abissnet Superiore” pas demtimit ne berryl te portierit Kristi Qarri. Luajti per 90 minuta edhe ne ndeshjet ndaj Egnatias, Dinamos, Tiranes e Skenderbeut.
E djeshmja ishte ndeshje e tij e gjashte me fanellen kuqeblu (e pesta e plote) dhe nuk perjashtohet mundesia qe te luaje serish edhe ne te ardhmen sa here qe t’i jepet mundesia. E rendesishme eshte qe Mehidri ofron garanci dhe kjo vlen me shume se gjithçka./SHKODRA-SPORT.COM/