Në vendin tonë do të organizohet jnë prej ndeshjeve më të mëdha të boksit. Të shtunën më datë 15 dhjetor, ora 18:-00 në ambientet e sallës sportive “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park, Jurgen Uldedaj, do të vihet përballë argjentinasit Nikolas Leandro Arganaraz.
Fituesi i duelit do të shpallet i titullit titullin kampion bote “WBO Junior” në peshën “Cruiserweight” (deri në 90.7 kg). Boksieri lezhjan vjen në këtë përballje si i pamposhtur me një rekord prej 9 fitoresh, dy prej të cilave me nokaut. Kundërshtari argjentinas është gjithashtu i pamposhtur me një rekord prej 7 fitoresh.
Sot është organizuar dhe konferenca për shtyp, ku Uldedaj ka folur para medieve. Sportisti ka treguar se është i emocionuar që do të ketë mundëisnë që performojë para publikut të tij.
“Dua të tregoj veten te populli shqiptar aftësitë e mia. Është një hap drejt titullit WBO”.
“Si është të ndeshem në Shqipëri, në shtëpinë tim? Është herë e parë në boksin profesionist që zhvillohet një ndeshje e tillë. Është diçka e veçantë. Kam mbështetje nga familja dhe shumë miq, çka është një shtysë shumë e madhe”.
“Dua të përqendrohem vetëm te ndeshja e radhës dhe më pas do të mendojmë për të ardhmen”.
“Kemi bërë një punë të shkëlqyer me trajnerin tim. E kam studiuar kundërshtarin. Një favor për mua është se trajneri im ka qenë mëngjërash dhe them se ja kemi gjetur çelësin”.
“Eksperienca ime dhe e kundërshtarit është thuajse e barabartë”.“Njërit nga ne numri zero i humbjeve do i ndryshojë. Me mirë të ndodhë me kundërshtarin”.Dua që t’ia sjell Shqipërisë këtë titull. Unë garoj për një klub gjerman, por jam shqiptar dhe do garoj me himnin shqiptar”.
Nuk kanë munguar dhe fjalët e promotorit të kësaj ndeshje, Ulf Shtajnfort, i cili ka veçuar faktin se është diçka shumë pozitive që një ndeshje e nivelit të tillë do të organiohet në Shqipëri. Shtajnfort ka treguar se për sportistin lezhjan është një ngjarje e madhe. “Jemi të lumtur që kemi ardhur këtu dhe po na mbështesni në këtë projekt i cili është shumë i rëndësishëm”.