Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj mbron me sukses dy titujt kampion në peshën “cruiserweight” WBO dhe WBC për të rinj.
22-vjeçari mposhti rivalin kroat Robert Grguriç në sfidën e zhvilluar “Seebuhne Elbauenpark” në Magdeburg të Gjermanisë. Kjo është fitorja e 12 radhazi në karrierën e tij.
Suksesin e tij e ka përshëndetur dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.
“Urime të përzemërta Jurgen Uldedaj për fitoren e shkëlqyer të 12-të radhazi!”, shkruan Presidenti Meta.