Boksieri lezhjan Jurgen Uldedaj ka fituar mbrëmë ndaj argjentinasit Nikolas Leandro Arganaraz, në sfidën që zgjati plot 10 raunde.
Një fitore e cila ka entuziasmuar shumë jo vetëm sportdashësit e pranishëm në “Tirana Olimpik Park” por edhe vetë boksierin e talentuar i cili në prononcimin e tij për mediat pas ndeshjes, ka patur edhe një dedikim të veçantë kur ka thënë:
“Ky është thjesht një motivim i vogël, për t’u shpallur kampion bote kur të rritem, në këtë federatë. Kundërshtari nuk kishte ardhur kot, edhe ai luftoi, por sonte fitoi më i miri.
Përderisa kam marrë iniciativën për të hipur në këtë ring, nuk kam frikë. Kam qenë i sigurt për fitoren. Titullin ia dedikoj dy personave shumë të rëndësishëm, babait dhe xhaxhait tim.” – ishin fjalët e para të Uldedajt për Rtsh pas fitores së titullit botëror.
© shkodrasport.com